Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

KEDS: Prodhimi i energjisë, i pamjaftueshëm

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
22/12/2022
in Ballina
0
KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ende nuk po prodhon energji që t`i përmbushë nevojat e vendit. Në KEK thanë se po prodhojnë me ato kapacitete që i kanë në funksion, ndërsa në KEDS thonë se po marrin nga KEK-u rreth 850 MgW, derisa konsumi po arrin deri në 1200 MgW. Sigurimi i energjisë mund të ndodhë nga deponimi i energjisë që është bërë gjatë verës si dhe blerja në tregu. Lajm i mirë është se çmimi i energjisë nga 500 euro megavati ka rënë në 260 këtë javë.

 

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë po shkon mbi 800 MWh, por ky kapacitet nuk e mbulon konsumin në vend, këtë e tha për RTK një zyrtar për medie në KEDS.

“Kemi një furnizim me energji elektrike stabile në Kosovë. Prodhimi vendor po shkon deri në 850 MgW në orë, ndërkaq konsumi po arrin deri në 1200 MgW në orë, pjesa tjetër po importohet. Varësisht prej kohës importi ndryshon por mesatarisht kemi një import në kohën e pikut prej mbi 200 MË në orë”, thotë Lulëzim Krasniqi, zyrtar për media në KEDS.

Krasniqi thotë se edhe çmimi i energjisë në bursat ndërkombëtare ka rënë kohët e fundit.

“Aktualisht është 260 për MGh, krahasuar me javën e kaluar që ishte 500 euro”, tha ai.

Në Korporatën Energjetike të Kosovës thanë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e njësive prodhuese për ta përballuar dimrin.

Një pjesë e energjisë për t’i mbuluar nevojat e vendit, KEK-u e ka marrë nga Shqipëria, si kompensim i energjisë që Kosova i ka dhënë gjatë verës.

“Korporata energjetike e Kosovës konform edhe licencës që ka operon me katër njësi prodhuese, dy të njësive Kosova A dhe dy të njësive Kosova B,   ndërsa një njësi zakonisht qëndron si rezervë. Aktualisht jemi duke punuar me tri njësi, me dy të Kosovës B dhe një të Kosovës A, njësinë A3 e kemi ndaluar për të bërë një rifreskim”, tha Bucolli.

Për kapacitetet prodhuese të energjisë nga era në Kosovë,kemi provuar të kontaktojmë  edhe me Ministrinë e Ekonomisë, por e cila nuk është përgjigjur./RTK/

Related

Previous Post

BQE: Rriten pagesat elektronike, rreth 60 për qind e evropianëve përdorin paranë e gatshme

Next Post

Terminali i parë me gaz të lëngshëm futet në funksion në Gjerma

Next Post
Terminali i parë me gaz të lëngshëm futet në funksion në Gjerma

Terminali i parë me gaz të lëngshëm futet në funksion në Gjerma

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.