KEDS ka njoftuar se të martën, më 27 janar 2026, do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, si rezultat i të cilave do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës.
Më poshtë gjeni orarin dhe zonat e prekura sipas rajoneve:
Prishtinë
Nga TS 110/35/10 kV Fushë-Kosova
-
Dalja: 10 kV Vragolia (kodi: 15100007)
-
Koha: 11:00 – 15:30
Pa energji mbesin:
Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Pompen FAM GAS, si dhe bizneset përgjatë rrugës Vragoli–Sllatinë.
Arsyeja: Punime në projektin “TS Ashkalitë II & TS Hashkalitë”, vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm.
Ferizaj
Nga NS 35/10 kV Ferizaj III
-
Dalja: 10 kV J18 Varoshi (kodi: 40000018)
-
Koha: 09:30 – 18:00
Pa energji mbesin:
Varoshi, Gërlica, Greme, Rakaj dhe një pjesë e rrugës magjistrale Ferizaj–Kaçanik.
Arsyeja: Projekte investive – demontimi dhe fiksimi i përçuesve.
Mitrovicë
1. Nga TS 110/10 kV Mitrovica 2
-
Dalja: 10 kV Stadioni (kodi: 70000009)
-
Ndërprerje në dy termine:
-
10:00 – 10:15
-
15:30 – 15:45
-
Pa energji mbesin disa pjesë të rrugëve:
Ali Gaxha, Adem Boletini, Adem Voca, Aradha e Shalës, Bejt Selaci, Driton Veliu, Ferit Preteni, Fuad Berani, Hajrë Haxha, Hetem Voca, Hoxhë Hasan Tahsini, Lodër Bajron, Mehmet Selaci, Mujë Krasniqi, Mursel Boletini, 1 Maji, Ilaz Hyseni, Rexhep Dedia, Safet Boletini, Tafil Osmani, Xhevat Jusufi dhe Zijadin Ceraja (të gjitha pjesërisht).
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension dhe largimi i urave të tensionit të mesëm.
2. Nga TS 110/10 kV Mitrovica 2 – Dalja Stadioni
-
Koha: 10:00 – 15:45
Pa energji mbetet:
NS 10/0.4 kV Stadioni (kodi: 70000009005) – Stadiumi “Adem Jashari”, një pjesë e rrugës Hoxhë Hasan Tahsini dhe rruga Ibri.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri – rregullimi i shtyllës së dëmtuar të 0.4 kV.
Gjakovë
Nga TS 110/10(20) kV Gjakova 2
-
TS: 10/0.4 kV TS 38 (kodi: 81000002028)
-
Koha: 09:00 – 14:00
Pa energji mbetet:
Rruga Mazllom Lakuci.
Arsyeja: Dislokimi i kabllove sipas zgjidhjes teknike.
KEDS u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar se punimet janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike.

