Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEK njofton konsumatorët: Rrezikoni ndërprerje të energjisë pas 30 korrikut nëse nuk zgjidhni furnizues të ri

Ardian Emini by Ardian Emini
11/07/2025
in Lajme
0
KEK njofton konsumatorët: Rrezikoni ndërprerje të energjisë pas 30 korrikut nëse nuk zgjidhni furnizues të ri
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A) ka lëshuar një njoftim zyrtar për të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF), duke i paralajmëruar për afatin përfundimtar të shërbimit që ofrohet përmes kësaj skeme.

Sipas komunikatës, furnizimi përmes FMF-së ka nisur më 1 qershor 2025 dhe do të zgjasë vetëm 60 ditë, deri më 30 korrik 2025. Pas kësaj date, konsumatorët që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE do të mbesin pa energji elektrike, pasi KEK nuk do të ketë më kompetencë të veprojë si FMF.

Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët?
KEK u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që:

  • Të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE sa më shpejt.

  • Të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim afatgjatë me energji elektrike.

  • Të sigurojnë vazhdimësinë e furnizimit pas datës 30.07.2025 për të shmangur ndërprerjet.

Korporata ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, ndërsa ka rikujtuar se ky proces është pjesë e transicionit të rregulluar dhe të detyrueshëm sipas vendimeve të ZRRE-së dhe ligjit në fuqi për tregun e energjisë.

“Ju inkurajojmë që të mos vononi nënshkrimin e kontratave me furnizuesit e rregulluar, për të shmangur çdo ndërprerje në shërbim dhe për të garantuar furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji,” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në KEK.

Related

Previous Post

OKB: Mbi 790 civilë të vrarë në Gaza pranë pikave të ndihmës – modeli i shpërndarjes “thellësisht i pasigurt”

Next Post

Presidentja Osmani në Uashington: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik i Kosovës

Next Post

Presidentja Osmani në Uashington: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik i Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.