Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit për shitje të narkotikëve në Gjakovë

Qendra Info by Qendra Info
09/10/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut për keqpërdorim të pozitës zyrtare
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet R.E., për një periudhë 30 ditore.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 08.10.2025, rreth orës 06:00, R.E. ka poseduar me qëllim shitjen substanca të klasifikuara si narkotikë. Gjatë kontrollit dhe bastisjes në banesën e të pandehurit janë sekuestruar 5 kg e 43 gram substancë e dyshuar për marihuanë.

Këto veprime ngrejnë dyshimin se i pandehuri ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, sipas nenit 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri është ndaluar që nga data 8 tetor 2025 me vendim të Prokurorit të Shtetit dhe gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, në kuadër të hetimeve për këtë rast.

Related

Previous Post

Bota përshëndet marrëveshjen historike të armëpushimit në Gaza të shpallur nga Donald Trump

Next Post

Uji i detit shndërrohet në karburant për anije, ofron energji të pastër dhe zvogëlon përdorimin e naftës

Next Post
Uji i detit shndërrohet në karburant për anije, ofron energji të pastër dhe zvogëlon përdorimin e naftës

Uji i detit shndërrohet në karburant për anije, ofron energji të pastër dhe zvogëlon përdorimin e naftës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.