Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjenerallejtënant Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Veçantë i BE-së, Shkëlqesia e Tij Aivo Orav, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) që rregullon mbështetjen dhe asistencën e KFOR-it në rast të zhvendosjeve ose evakuimeve gjatë situatave kritike.
Përmes këtij memorandumi, KFOR dhe Zyra e BE-së formalizojnë procedurat që forcojnë besimin reciprok, sqarojnë rolet dhe përmirësojnë koordinimin, duke mundësuar që të dy misionet të reagojnë në mënyrë efikase dhe të koordinuar brenda mandatit të tyre.
Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku proaktivisht, duke rritur kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në terren gjatë situatave të vështira.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke mbështetur lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si aktorë të sigurisë.