Kryeqyteti ukrainas u godit rëndë në orët e para të mëngjesit, në një prej sulmeve më të mëdha ruse ndaj qytetit që nga nisja e luftës. Sipas mediave ndërkombëtare, dronë dhe raketa kanë fluturuar mbi Kiev dhe zonat përreth gjatë gjithë natës, duke shkaktuar panik tek banorët që u detyruan të strehoheshin në stacionet nëntokësore të metrosë.
Sipas autoriteteve ukrainase, shtatë persona janë plagosur nga sulmet: tre në Kiev dhe katër të tjerë në Zaporizhia.
“Sulmet përfshinë mjete ajrore pa pilot dhe raketa,” deklaroi Andriy Yermak, shefi i stafit të Presidentit Volodymyr Zelensky. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi se tre të plagosurit në kryeqytet janë dërguar në spital.
Ndërkohë, guvernatori i Zaporizhias, Ivan Fedorov, bëri të ditur se qyteti i tij është goditur të paktën katër herë, duke raportuar për katër persona të plagosur.