Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Kina dhe Rusia nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Japonisë

03/08/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Kina dhe Rusia nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Japonisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kina dhe Rusia kanë nisur stërvitjen e përbashkët ushtarake “Deti-2025” në ujërat pranë portit rus të Vladivostokut, në Detin e Japonisë. Kjo stërvitje treditore, e cila filloi këtë fundjavë, është pjesë e përpjekjeve të dy shteteve për të forcuar partneritetin strategjik dhe për të kundërpeshuar ndikimin global të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, gjatë stërvitjes do të zhvillohen operacione të shpëtimit të nëndetëseve, manovra të përbashkëta anti-nëndetëse, mbrojtje ajrore dhe anti-raketore, si dhe simulime të luftimeve detare. Në stërvitje po marrin pjesë katër anije luftarake kineze, përfshirë shkatërruesit me raketa të drejtuara “Shaoxing” dhe “Urumqi”, si dhe një numër anijesh nga Flota Ruse e Paqësorit.

Pas përfundimit të manovrave në ujërat e Detit të Japonisë, të dyja palët do të realizojnë patrullime të përbashkëta në pjesë të tjera të Paqësorit.

Kina dhe Rusia kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta detare çdo vit që nga viti 2012 nën emërtimin “Deti i Përbashkët”. Vjet, manovrat u zhvilluan në afërsi të bregdetit jugor të Kinës.

Ndërkohë, Japonia ka shprehur shqetësim për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak midis Moskës dhe Pekinit. Në raportin e saj vjetor të sigurisë, Ministria Japoneze e Mbrojtjes ka paralajmëruar se ky zhvillim paraqet rreziqe në rritje për stabilitetin rajonal.

Përkundër këtyre shqetësimeve, autoritetet ushtarake ruse kanë sqaruar se manovrat kanë karakter mbrojtës dhe nuk janë të orientuara kundër asnjë shteti të tretë. Në të njëjtën linjë, Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka theksuar se qëllimi kryesor i stërvitjes është “thellimi i partneritetit strategjik gjithëpërfshirës” mes dy vendeve.

Kjo stërvitje vjen në një periudhë të tensionuar ndërkombëtare, ku të dy vendet po kërkojnë të forcojnë aleancën e tyre në përgjigje të presioneve perëndimore dhe zhvillimeve gjeopolitike në Azi dhe më gjerë.

Related

Previous Post

Horoskopi Javor: Dashuri, Sukses dhe Mirëqenie për Çdo Shenjë

Next Post

Nga Zvicra në Kosovë me katërçikla – “Plisat” përshkojnë 8 shtete për atdheun

Next Post
Nga Zvicra në Kosovë me katërçikla – “Plisat” përshkojnë 8 shtete për atdheun

Nga Zvicra në Kosovë me katërçikla – “Plisat” përshkojnë 8 shtete për atdheun

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Tim Cook u thotë punonjësve se Apple “duhet” të fitojë në AI

Tim Cook u thotë punonjësve se Apple “duhet” të fitojë në AI

03/08/2025
Sa gjumë na duhet gjatë fundjavës për t’u rikuperuar vërtet?

Sa gjumë na duhet gjatë fundjavës për t’u rikuperuar vërtet?

03/08/2025
Rritet numri i rasteve me HIV në Kosovë – Mjekët të shqetësuar për përhapjen tek të rinjtë

Rritet numri i rasteve me HIV në Kosovë – Mjekët të shqetësuar për përhapjen tek të rinjtë

03/08/2025
Fermerët të pakënaqur me vonesat në subvencione: “Po dëmtohemi, tokat mund të mbesin të papunuara”

Fermerët të pakënaqur me vonesat në subvencione: “Po dëmtohemi, tokat mund të mbesin të papunuara”

03/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Tim Cook u thotë punonjësve se Apple “duhet” të fitojë në AI

Tim Cook u thotë punonjësve se Apple “duhet” të fitojë në AI

03/08/2025
Sa gjumë na duhet gjatë fundjavës për t’u rikuperuar vërtet?

Sa gjumë na duhet gjatë fundjavës për t’u rikuperuar vërtet?

03/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info