Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Klinika e Onkologjisë: Mungojnë ilaçet esenciale për pacientë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/06/2026
in Category
0
Klinika e Onkologjisë: Mungojnë ilaçet esenciale për pacientë.
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hallin e vetëm do të duhej ta kishin trajtimin dhe shëndetin. Por, jo edhe mungesën e terapive onkologjike. Para se pacientët më sëmundje malinje në Klinikën e Onkologjisë ta marrin kimioterapinë, fillimisht përcjellësit e tyre detyrohen t’i blejnë ilaçet jetike, sikurse në këtë rast, Dexorubicinën, raporton Klan Kosova.

E në bazë të përgjigjes së QKUK-së, ky bari vështirë që do të sigurohet shpejt.

“Ju njoftojmë se preparati Doxorubicin aktualisht nuk është në dispozicion, pasi bëhet fjalë për një produkt që nuk posedon autorizim marketingu”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të QKUK-së për Klan Kosova.

Krahas kësaj, disa familjarë të tjerë treguan për televizionin se iu është kërkuar të blihet edhe një ampulë e quajtur, Eritropoetinë që sipas tyre kushton goxha shtrenjtë, deri në 300 euro, ani se QKUK e mohon mungesën e saj.

Ndërkohë familjarët kërkojnë nga shteti që së paku pacientët onkologjikë mos ta kenë edhe këtë barrë financiare e stresuese për sigurimin e terapisë.

Related

Previous Post

Tre pacientë me HIV në infektivë, njëri në gjendje të rëndë.

Next Post

Pushteti i VV-së shpërblen “TV Llapi” me rreth 50 mijë euro.

Next Post
Pushteti i VV-së shpërblen “TV Llapi” me rreth 50 mijë euro.

Pushteti i VV-së shpërblen “TV Llapi” me rreth 50 mijë euro.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.