Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po zhvillon një vizitë zyrtare në shtetin e Iowa të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Agjutantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Stephen Osborn.
Gjatë takimit zyrtar, dy komandantët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program), sfidat aktuale të sigurisë, si dhe aktivitetet e përbashkëta ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s. Ky partneritet vlerësohet si një histori suksesi, që ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.
Në kuadër të vizitës, Gjenerallejtënant Jashari mori pjesë edhe në adresimin vjetor të Guvernatores së Iowa-s, Kim Reynolds, para Asamblesë së Përgjithshme të këtij shteti. Me këtë rast, u vlerësua lart bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s, duke u theksuar rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.
Vizita e komandantit të FSK-së në SHBA konsiderohet një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe e angazhimit të ndërsjellë për siguri, stabilitet dhe zhvillim të mëtejmë të bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik.

