Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komandanti i FSK-së pret në takim zëvendësadjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Qendra Info by Qendra Info
17/02/2026
in Lajme
0
Komandanti i FSK-së pret në takim zëvendësadjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësadjutantin e Garda Kombëtare e Ajovës, gjeneral brigade William McClintock, së bashku me stafin e tij.

Gjatë takimit, gjeneral Jashari falënderoi homologun amerikan për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, duke e cilësuar partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës si një shtyllë kyçe në procesin e modernizimit dhe profesionalizimit të forcës.

Ai prezantoi para delegacionit amerikan zhvillimet e fundit në FSK, rolin e saj në garantimin e sigurisë në vend si dhe kontributin në stabilitetin rajonal.

Nga ana e tij, gjeneral McClintock vlerësoi lidershipin e Jasharit dhe arritjet e FSK-së ndër vite, duke uruar njëkohësisht popullin e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë.

Të dy gjeneralët theksuan progresin e arritur në ngritjen dhe modernizimin e kapaciteteve operacionale, si dhe nivelin e lartë të ndërveprueshmërisë së trupave në aktivitetet e përbashkëta, veçanërisht gjatë trajnimeve përgatitore për dislokim në Qendrën e Gatishmërisë së Trajnimit të Përbashkët (JRTC) në SHBA.

Me këtë rast, gjenerallejtënant Jashari dekoroi gjeneralin McClintock me Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme në avancimin e programit të partneritetit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Në përmbyllje, palët riafirmuan se thellimi i bashkëpunimit dypalësh mbetet prioritet strategjik, ndërsa forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës konsiderohet element thelbësor për një mjedis të qëndrueshëm sigurie në rajon.

Related

Previous Post

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Next Post

Teherani mbyll përkohësisht Ngushticën e Hormuzit për stërvitje, tensione me SHBA-në mes bisedimeve bërthamore

Next Post
Teherani mbyll përkohësisht Ngushticën e Hormuzit për stërvitje, tensione me SHBA-në mes bisedimeve bërthamore

Teherani mbyll përkohësisht Ngushticën e Hormuzit për stërvitje, tensione me SHBA-në mes bisedimeve bërthamore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.