Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komandanti i FSK-së priti në takim Komandantin e SATMO-s

Qendra Info by Qendra Info
20/09/2025
in Lajme
0
Komandanti i FSK-së priti në takim Komandantin e SATMO-s
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Komandantin e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO), Kolonel Thomas Melton.

Gjatë takimit, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Kolonelit Melton dhe e falënderoi për kontributin dhe angazhimin e ekipeve të SATMO-s në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së. Ai gjithashtu vlerësoi lart arritjet e deritanishme të forcës dhe performancën e dalluar të pjesëtarëve të saj gjatë aktiviteteve me ekipet amerikane.

Temë diskutimi ishin aktivitetet e zhvilluara deri më tani, duke përfshirë mbështetjen e SATMO-s në ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe procesin e validimit të njësive, si pjesë e planit të zhvillimit të Forcës. Po ashtu, u bisedua mbi planin trevjeçar të aktiviteteve të përbashkëta, ku roli i ekipeve të SATMO-s konsiderohet kyç për trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të reja të FSK-së.

Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia e vazhdueshme e mbështetjes nga ekipet trajnuese të SATMO-s për avancimin e profesionalizmit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Related

Previous Post

Sulm kibernetik ndaj aeroporteve evropiane shkakton vonesa dhe anulime në Londër, Bruksel dhe Berlin

Next Post

Shkatërrimi i ndërtesave në Gaza rrit frikën e largimit të përhershëm të palestinezëve

Next Post
Shkatërrimi i ndërtesave në Gaza rrit frikën e largimit të përhershëm të palestinezëve

Shkatërrimi i ndërtesave në Gaza rrit frikën e largimit të përhershëm të palestinezëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.