Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike miratoi në tërësi Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Megjithatë, kërkesa e Zyrës Kombëtare të Auditimit për 654 mijë euro shtesë u rrëzua.
Me 3 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, amendamenti nuk kaloi.
Arben Mustafa i PDK-së tha se fondet kërkoheshin për 10 punonjës shtesë, paga, mallra, shërbime dhe investime kapitale.
Hysen Durmishi i VV-së deklaroi se kërkesat mund të përfshihen në rishikimin e buxhetit dhe se ndryshimet tani do të prishnin strukturën aktuale.
Eman Rrahmani i PDK-së mbështeti ZKA-në, duke paralajmëruar pasoja për performancën dhe auditimin, përfshirë rastin e Prishtinës.
Avdullah Hoti i LDK-së kërkoi kujdes, duke theksuar se mungesa e fondeve mund të pengojë realizimin e planit të auditimeve.

