Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis aplikimet për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale 2025

Qendra Info by Qendra Info
18/06/2025
in Lajme
0
Zgjedhjet lokale: Afati i fundit më 23 qershor, deri më tani asnjë parti nuk e ka njoftuar KQZ-në për koalicion
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave që do të mbulojnë zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale do të nisë më 1 korrik 2025.

Aplikimet për akreditim do të bëhen përmes platformës elektronike të KQZ-së, e cila do të jetë në funksion që prej fillimit të kësaj periudhe.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ do të lejohen të ndjekin nga afër procesin zgjedhor që do të mbahet më 12 tetor 2025, si dhe aktivitetet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në njoftim theksohet se përveç subjekteve politike të certifikuara, mund të aplikojnë për akreditim edhe organizatat joqeveritare vendore, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në çështje zgjedhjesh dhe të drejtave të njeriut, mediat lokale dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja.

Afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim janë si më poshtë:

  • Për subjektet politike të certifikuara: nga 1 korriku deri më 17 shtator 2025;

  • Për OJQ-të vendore, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e huaj: nga 1 korriku deri më 27 shtator 2025;

  • Për mediat vendore dhe ndërkombëtare: nga 1 korriku deri më 7 tetor 2025.

KQZ apelon të gjitha palët e interesuara të respektojnë afatet dhe të aplikojnë për akreditim në mënyrë që të garantohet një proces i hapur dhe transparent zgjedhor.

Related

Previous Post

Joan Garsia zyrtarisht portier i Barcelonës, kontratë 6-vjeçare deri në 2031

Next Post

Irani dhe Izraeli: Nga aleatë në armiq të përbetuar

Next Post
Irani dhe Izraeli: Nga aleatë në armiq të përbetuar

Irani dhe Izraeli: Nga aleatë në armiq të përbetuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.