Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
28/12/2025
in Lajme
0
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e parë për media të mbajtur në mëngjesin e së dielës, tha se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe se procesi ka filluar pa pengesa.

“Sipas informatave që kemi, procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Republikën e Kosovës. Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe gjithçka po zhvillohet sipas planifikimit”, deklaroi Elezi.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, 1,999,204 qytetarë kanë të drejtë vote brenda Kosovës, ndërsa 77,086 votues janë të regjistruar për të votuar jashtë vendit.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime në të gjithë territorin e Kosovës.

KQZ ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar dhe të kontribuojnë në zgjedhjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës, KQZ ka paralajmëruar konferenca të rregullta për media, përmes të cilave do të informojë publikun për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Related

Previous Post

E diel e ftohtë në Kosovë: Erëra të forta nga veriu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave

Next Post

Takimi Trump–Zelenskyy në Florida: A do të mbyllen nyjet e fundit të planit të paqes para Vitit të Ri?

Next Post
Zelensky pas takimit me Trump: “Putini nuk do paqe, por ne jemi gati të negociojmë”

Takimi Trump–Zelenskyy në Florida: A do të mbyllen nyjet e fundit të planit të paqes para Vitit të Ri?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.