Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se pas dëmeve që u shkaktuan nga stuhia dhe shiu janë formuar komisionet për vlerësimin dhe evidentimin për dëmet.
Këto komisione, sipas Muharremajt, do ta bëjnë vlerësimin e dëmeve në bujqësi, institucione publike, arsimore, biznese, hapësira publike dhe të ndryshme.
“Komisionet e formuara në kontakt me kryetarët e fshatrave, do të dalin në teren dhe do të bëjnë vlerësimin e gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara”.
Muharremaj i ftoi qytetarët që edhe sot të kenë kujdes nga stuhia e paralajmëruar.
“Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, stuhi dhe të reshura mund të ketë edhe gjatë ditës së sotme, andaj veproni me qetësi dhe në harmoni me rregullat e publikuara nga institucionet përkatëse”.

