Konferenca kishte si temë «Plakja e shëndetshme» dhe në të u diskutuan ndryshimet demografike lidhur me plakjen e popullsisë.
Agron Gashi tha se: “Popullsia e Kosovës po shkon drejt plakjes.” Ai, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës, përmendi se “Sipas parashikimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për periudhën 2035-2060, rreth 18 për qind e popullsisë do të jenë mbi 65 vjeç, që i bie rreth 380 mijë persona mbi 65 vjeç.”
Naime Brajshori kërkoi bashkëpunim ndërmjet institucioneve, duke thënë: “Kërkohet bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore e akademike për mirëqenien e shoqërisë përballë plakjes së popullsisë.”
Ursula Kriesten, në një prezantim të saj, tha se: “Përmes prezantimit tim kam paraqitur kontributin tim në arsimimin e kompetencës për infermieri dhe metodologjitë që kontribuojnë në mirëqenien e një plakje të shëndetshme.”

