Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Konfiskohen mbi 119 mijë euro në pikën kufitare të Merdares

Qendra Info by Qendra Info
04/07/2025
in Lajme
0
Konfiskohen mbi 119 mijë euro në pikën kufitare të Merdares
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dogana e Kosovës ka realizuar me sukses një operacion të rëndësishëm në pikën kufitare të Merdares, duke parandaluar një rast të tentim-kontrabandës me mjete monetare të padeklaruara.

Gjatë kontrollit rutinë të automjeteve, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, e cila drejtohej nga një shtetas i Serbisë. Gjatë inspektimit të detajuar, brenda automjetit janë zbuluar shuma të mëdha parash, që kapin vlerën totale prej 119,180 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, mjetet monetare nuk ishin deklaruar, në kundërshtim me obligimet ligjore për deklarim në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë ishin të shpërndara në vende të ndryshme brenda automjetit si dhe të fshehura në trupin e drejtuesit të mjetit, çka e bën rastin edhe më serioz për sa i përket elementeve të fshehjes me qëllim shmangie të kontrollit doganor.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme hetimore, dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përmes Sektorit të Hetimeve të Doganës, është vendosur konfiskimi i 25% të shumës totale, përkatësisht 29,795 euro, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndalur përkohësisht, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga organet kompetente.

Dogana e Kosovës apelon për respektim të plotë të dispozitave ligjore në fuqi dhe rithekson rëndësinë e deklarimit të mjeteve monetare gjatë hyrjes ose daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës. Shkelja e këtyre detyrimeve sjell masa ndëshkuese serioze dhe pasoja ligjore për personat përgjegjës.

Related

Previous Post

Këto janë pijet më të mira kundër djersitjes së tepërt

Next Post

Pikë doganore model: Morinë–Vërmicë forcon bashkëpunimin Shqipëri–Kosovë

Next Post
Pikë doganore model: Morinë–Vërmicë forcon bashkëpunimin Shqipëri–Kosovë

Pikë doganore model: Morinë–Vërmicë forcon bashkëpunimin Shqipëri–Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.