Sot në mëngjes, kardinalët e përfshirë në konklavën e fshehtë në Vatikan do të rikthehen në Kapelën Sistine për të vijuar me procesin e zgjedhjes së Papës së ri. Kjo vjen pasi dita e parë e konklavës përfundoi pa një rezultat përfundimtar, duke u shënuar nga dalja e tymit të zi nga oxhaku i Kapelës Sistine – një simbol që sinjalizon se nuk është arritur konsensus për emrin e pasardhësit të Papës.
Procesi i votimit do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme, me katër raunde të planifikuara: dy në mëngjes dhe dy në pasdite. Votimi i parë pritet të zhvillohet në orën 10:30, pasuar nga një tjetër në orën 12:00. Pas një pushimi për drekë, kardinalët do të kthehen për dy votime të tjera, të parashikuara rreth orës 17:30 dhe 19:00.
Ndërkohë, nuk pritet të dalë tym pas çdo votimi – tymi i bardhë, që simbolizon përzgjedhjen e Papës së ri, shfaqet vetëm pas votimit të parë të mëngjesit ose pasdites në rast se arrihet marrëveshja.
Bota është në pritje të një momenti historik, ndërsa Vatikani vazhdon me ritin solemn dhe tradicional për zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Kishës Katolike.