Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Konstituimi i kontestuar: LDK e PDK nuk ulen në tavolinë me Bashën”

Qendra Info by Qendra Info
01/09/2025
in Lajme
0
Konstituimi i kontestuar: LDK e PDK nuk ulen në tavolinë me Bashën”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës po përballet me një tjetër ngërç politik. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, të shtunën shpalli të përfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit, ndonëse nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Pas kësaj, ai thirri një mbledhje të kryesisë për sot, por partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë.

Në një komunikatë për media, Partia Demokratike e Kosovës theksoi se për ta Kuvendi ende nuk është i konstituuar, pasi nuk është zgjedhur kryesia në përbërjen e plotë kushtetuese.

“Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar pjesëmarrjen, duke thënë se Basha ka konstatuar gabimisht se seanca është konstituar.

“Kushtetuta është e qartë: Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur të gjithë nënkryetarët. Thirrja e mbledhjes nga Basha është antikushtetuese. S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, u shpreh Abdixhiku.

Ndërkohë, analistë politikë kanë kritikuar veprimin e kryetarit Basha, duke theksuar se një seancë konstituive nuk mund të quhet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve të Kuvendit.

Related

Previous Post

Nis viti i ri shkollor në Kosovë

Next Post

Perparim Rama uron nxënësit për vitin e ri shkollor dhe falënderon punëtorët e Kuzhinës Qendrore

Next Post
Perparim Rama uron nxënësit për vitin e ri shkollor dhe falënderon punëtorët e Kuzhinës Qendrore

Perparim Rama uron nxënësit për vitin e ri shkollor dhe falënderon punëtorët e Kuzhinës Qendrore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.