Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kontrabandë me barna nga Serbia

Qendra Info by Qendra Info
19/07/2025
in Lajme
0
Kontrabandë me barna nga Serbia
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast i kontrabandës me barna nga Serbia është parandaluar të martën në fshatin Novosellë nga patrulla policore kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare (SPMK) – Muçivërcë, e cila operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale për Policinë Kufitare Lindje (DRPK-Lindje).

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:25 është ndaluar për kontroll një automjet me targa të Serbisë, i cili kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga drejtimi i Serbisë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, policia ka zbuluar sasi të konsiderueshme barnash të llojeve të ndryshme, të dyshuara për kontrabandë.

Menjëherë është njoftuar prokurorja kujdestare nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Kontrabandë me mallra”. Barnat janë sekuestruar përkohësisht dhe janë dorëzuar për ruajtje në Doganën e Kosovës, ndërsa i dyshuari dhe automjeti janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera përgjegjëse.

Related

Previous Post

Izraeli dhe Siria arrijnë marrëveshje për armëpushim – SHBA: Po lirohen edhe 10 pengje në Gaza

Next Post

“Xhaxhai Bot” pushton rrjetet sociale në Kinë: Roboti humanoid bëhet yll me stilin ‘baballar’ dhe sjelljen e qetë

Next Post
“Xhaxhai Bot” pushton rrjetet sociale në Kinë: Roboti humanoid bëhet yll me stilin ‘baballar’ dhe sjelljen e qetë

"Xhaxhai Bot" pushton rrjetet sociale në Kinë: Roboti humanoid bëhet yll me stilin 'baballar' dhe sjelljen e qetë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.