Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova e mbyll vitin si lidere e CEFTA-s: Albin Kurti pret Sekretaren e re të Përgjithshme, Pranvera Kastratin

Qendra Info by Qendra Info
03/12/2025
in Lajme
0
Kosova e mbyll vitin si lidere e CEFTA-s: Albin Kurti pret Sekretaren e re të Përgjithshme, Pranvera Kastratin
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Sekretaren e re të Përgjithshme të CEFTA-s, Pranvera Kastratin, e zgjedhur këtë vit pas një bllokade dyvjeçare. Takimi u mbajt në përmbyllje të “Javës së CEFTA-s”, që u zhvillua në Prishtinë, ku Kosova finalizoi një vit të parë të suksesshëm të përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe udhëheqjes së këtij procesi rajonal të bashkëpunimit tregtar.

Gjatë takimeve të 1, 2 dhe 3 dhjetorit, nën kryesimin e Kosovës përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u miratuan katër vendime të rëndësishme, duke e çuar në 11 numrin e përgjithshëm të vendimeve të këtij viti – një dëshmi e efikasitetit të Kosovës në drejtimin rajonal dhe e angazhimit të saj për integrim evropian, bashkëpunim tregtar dhe lehtësim të procedurave.

Vendimet adresojnë fusha kyçe si lehtësimi i tregtisë, standardizimi, digjitalizimi dhe rritja e sigurisë ushqimore e doganore në nivel rajonal.

Kurti vlerësoi veçanërisht zgjedhjen e Pranvera Kastratit, shqiptarja e parë që udhëheq CEFTA-n që nga themelimi i saj në vitin 2006. Ai theksoi se ky emërim u arrit gjatë presidencës së Kosovës dhe përbën një dëshmi të aftësisë së vendit për të tejkaluar bllokadat dhe ndërtuar konsensus mes vendeve të rajonit.

Në mbyllje të aktivitetit u krye edhe dorëzimi zyrtar i presidencës së CEFTA-s: Ministrja kosovare e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ia dorëzoi udhëheqjen Delina Ibrahimajt, ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, e cila do të drejtojë procesin gjatë vitit 2026.

Kosova i ka uruar Shqipërisë suksese në mandatin e ri dhe ka ofruar bashkëpunim të plotë në vazhdim.

Related

Previous Post

Hillary Clinton “fiton fjalimin” që Trump nuk e mori kurrë: do t’u drejtohet deputetëve britanikë në Westminster

Next Post

LDK zgjeron frontin parazgjedhor: Abdixhiku nënshkruan marrëveshje me AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë

Next Post
LDK zgjeron frontin parazgjedhor: Abdixhiku nënshkruan marrëveshje me AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë

LDK zgjeron frontin parazgjedhor: Abdixhiku nënshkruan marrëveshje me AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.