Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka vlerësuar gjetjet e raportit rajonal “SecuriMeter 2025”, sipas të cilit Republika e Kosovës renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Raporti është realizuar nga Regional Cooperation Council dhe bazohet në një anketë vjetore të opinionit publik për sigurinë, e zhvilluar në gjashtë vendet e rajonit.
Sipas MPB-së, rezultatet e këtij raporti janë dëshmi e progresit të Kosovës në fushën e sigurisë publike, si dhe e rritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë.
Institucioni theksoi se këto gjetje konfirmojnë përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e rendit, ligjit dhe stabilitetit, duke e pozicionuar Kosovën ndër vendet me perceptimin më pozitiv të sigurisë në rajon.
Raporti “SecuriMeter 2025” analizon perceptimet e qytetarëve për çështje si siguria publike, besimi në institucione dhe kërcënimet kryesore të sigurisë, duke ofruar një pasqyrë të gjendjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

