Nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, Policia e Kosovës organizon një sërë aktivitetesh për të shënuar 14-vjetorin e rënies së Heroit Enver Zymeri si dhe Ditën Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
Kjo ditë përkujtimore nis herët në mëngjes me vizita në familjet e heronjve dhe homazhe në vendet ku ata prehen, për të nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Agjenda e aktiviteteve për 26 korrik 2025:
-
08:00 – Vizitë te familja e policit të rënë Muhamed Lika në Kaçanik
➤ Pjesëmarrës: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe menaxhmenti i PK-së -
09:00 – Homazhe shtetërore në Lapidarin e Policëve të rënë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë
➤ Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore -
10:00 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë, Vushtrri
-
10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku
➤ Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore -
10:45 – Homazhe te varri i Heroit Enver Zymeri në fshatin Dubovc, Vushtrri
-
11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri
➤ Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore -
12:30 – Homazhe në lapidarin në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varage – Zubin Potok
➤ Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore
Aktivitete sportive në nderim të heronjve
Në kuadër të kësaj dite, do të zhvillohen edhe aktivitete sportive që simbolizojnë përkushtimin dhe unitetin – përfshirë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshutat sportive do të shtrihen nga jugu në veri të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Zymeri në Varage – Zubin Potok.
-
17:00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për Trajnim për Kërkim-Shpëtim “Berim” në Zubin Potok – Ujman