Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova në fazën përfundimtare të blerjes së raketave Javelin – pagesat kanë nisur, dërgesat priten deri në fund të vitit

Qendra Info by Qendra Info
28/05/2025
in Lajme
0
Maqedonci: Inteligjenca ruse e përfshirë në strukturat ilegale serbe në veri të Kosovës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova ka përmbyllur të gjitha procedurat zyrtare për blerjen e sistemeve raketore anti-tank të llojit Javelin dhe aktualisht ndodhet në fazën e ekzekutimit të pagesave.

Në një intervistë për emisionin Magazina në Radio Dukagjini, Maqedonci theksoi se Kosova është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për të përshpejtuar procesin e dërgesës, përkundër kërkesave të shtuara globale për këto sisteme ushtarake.

“Aktualisht jemi duke i ekzekutuar këstet e pagesave. Të gjitha procedurat janë kaluar. Jemi në fazën e ekzekutimit dhe pritjes së ardhjes së sistemeve Javelin. Po insistojmë që të kemi një sasi deri në fund të vitit, ndonëse është e vështirë për shkak të kërkesave të mëdha në tregun ndërkombëtar të armatimit,” u shpreh Maqedonci.

Ai nënvizoi se, edhe pse Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë posedon sisteme të ngjashme raketore anti-tank, blerja e Javelin-it paraqet një avancim të rëndësishëm për kapacitetet mbrojtëse të vendit.

“Kosova nuk është pa sisteme anti-tank – ne kemi tashmë disa në FSK. Por Javelin njihet për efikasitetin e tij të lartë dhe është ndër sistemet më të avancuara të kohës,” theksoi ministri në detyrë.

Sipas tij, objektivi i Ministrisë së Mbrojtjes është që një pjesë e këtyre sistemeve të arrijnë në Kosovë brenda këtij viti, në kuadër të përforcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimit të ushtrisë.

Related

Previous Post

Veteranët e UÇK-së kundërshtojnë deklaratën e kryetares së Gjykatës Speciale: “Pretendime të pavërteta e të pabazuara”

Next Post

Protestë në Prishtinë – Nesër bllokohen hyrjet kryesore të kryeqytetit për dy orë

Next Post
Protestë në Prishtinë – Nesër bllokohen hyrjet kryesore të kryeqytetit për dy orë

Protestë në Prishtinë – Nesër bllokohen hyrjet kryesore të kryeqytetit për dy orë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.