E shtuna në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot me vranësira të shpeshta dhe periudha të shkurtra me diell. Në disa rajone, rrallë mund të ketë ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat do të jenë të buta, me minimale rreth 8 gradë Celsius dhe maksimale që mund të arrijnë deri në 18 gradë.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti do të jetë më i qëndrueshëm. Pritet diell dhe vranësira lokale, ndërsa në Shqipëri parashikohet më shumë diell dhe temperatura ndjeshëm më të larta, veçanërisht në zonat bregdetare mesdhetare, ku termometri mund të ngjitet deri në 25 apo 26 gradë Celsius.

