Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kosova po plaket: Deri më 2060 ​mosha mesatare parashihet 49 vjeç

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
02/07/2026
in Category
0
Kosova po plaket: Deri më 2060 ​mosha mesatare parashihet 49 vjeç
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë parashihet të rritet në 49 vjeç, sipas raportit mbi projeksionet e popullsisë deri në vitin 2060 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas profileve komunale, Prishtina mbetet komuna me popullsinë më urbane, ndërsa Dragashi komuna me popullsinë më rurale.

Në bazë të rezultateve regjistrimit të popullsisë, Kosova ka 1 milionë e 602 mijë e 515 banorë.

Në vitin 2011, kur është realizuar regjistrimi paraprak i popullsisë, mosha mesatare ka qenë rreth 30 vjet, ndërsa në regjistrimin e 2024-s ishte rreth 35 vjet.

Regjistrimi i popullsisë është kryer edhe në katër komunat në veri të Kosovës, në atë të Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Por as këtë herë nuk kanë marrë pjesë shumë nga banorët në këtyre komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. ASK-ja pati vlerësuar që në këto komuna jetojnë rreth 15 mijë banorë, por vetëm 6.708 kanë marrë pjesë në regjistrim.

Në regjistrimin e 2024-tës të popullsisë, për herë të parë, është bërë edhe një vlerësim i dëmeve të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë viteve 1998-99.

Sipas ASK-së, dëmet materiale të luftës janë vlerësuar me mbi 5 miliardë euro. Bazuar në të dhënat e publikuara, gjatë luftës janë vrarë 11 mijë e 417 persona, të zhdukur janë 1 mijë e 47 persona, të plagosur 6 mijë e 682 persona dhe të burgosur 3 mijë e 312 persona.

Related

Previous Post

Xhuli zbulon reagimin e fortë të nënës kur mësoi për shtatzëninë me IVF.

Next Post

Thotë se po shkon në kryeministri, Kurti vazhdon t’i shmanget pyetjes për institucionet.

Next Post
Thotë se po shkon në kryeministri, Kurti vazhdon t’i shmanget pyetjes për institucionet.

Thotë se po shkon në kryeministri, Kurti vazhdon t’i shmanget pyetjes për institucionet.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.