Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

Me 41 pikë, Kosova ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, por vazhdon të mos e ketë nën kontroll këtë dukuri, vlerëson raporti i organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI), për vitin 2022.

rinor_post by rinor_post
31/01/2023
in Ballina
0
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për vlerësimin e 180 vendeve dhe territoreve të botës, organizata përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zeroja tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Kosova në Indeksin e sivjetmë të Perceptimit të Korrupsionit radhitet në pozitën numër 84 me 41 pikë, apo dy më shumë se vitin e kaluar.

“Kosova ka bërë përparim me një kornizë të përmirësuar ligjore për financimin e fushatave politike dhe zgjedhore, por zbatimi i këtyre reformave do të jetë kyç në muajt e ardhshëm”, thuhet në raport.

“Qeveria duhet ta përmirësojë ende transparencën dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, thekson po ashtu Transparency International.

Related

Previous Post

2022 solli mbi 11 mijë biznese të reja

Next Post

Snap po mbyll aplikacionin që vendos filtra të mrekullueshëm në video-thirrjet

Next Post

Snap po mbyll aplikacionin që vendos filtra të mrekullueshëm në video-thirrjet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.