Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMDNV), që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka raportuar se gjatë periudhës 1–8 gusht 2025 janë trajtuar gjithsej 58 raste të reja në nivel të Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, nga këto raste:
-
54 lidhen me dhunë në familje;
-
1 me dhunim;
-
1 me sulm seksual;
-
1 me bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç;
-
1 me keqtrajtim ose braktisje të fëmijës.
Masat e marra ligjore dhe institucionale
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë edhe veprime konkrete për mbrojtjen e viktimave, përfshirë:
-
11 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) në gjykata;
-
13 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME);
-
2 kërkesa për ndryshim të UM-së nga pala;
-
1 kërkesë për ndërprerje të UM-së;
-
24 aktvendime të aprovuara dhe 2 të refuzuara.
Veprimtaria gjyqësore dhe prokuroriale
Në këtë periudhë, mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në:
-
21 seanca gjyqësore;
-
13 seanca në prokurori;
-
kanë dhënë 70 këshilla juridike;
-
kanë marrë pjesë në 12 aktgjykime dënuese.
Shërbime dhe përfaqësime
-
1 kërkesë për kompensim nga fondi për viktima;
-
2 përfaqësime të rasteve në polici;
-
3 përfaqësime të rasteve në QPS;
-
2 referime të rasteve në ANJF.
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka theksuar se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ligjore, emocionale dhe institucionale për çdo person të prekur nga dhuna apo krimet e tjera.