Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO

Qendra Info by Qendra Info
14/01/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
67
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSTT ka njoftuar se është detyruar të aplikojë kufizime të ngarkesës në sistemin elektroenergjetik, për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e rrjetit, si pasojë e mungesës së nominimeve të mjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë datave 13 dhe 14 janar 2026, Zona e Kontrollit e KOSTT-it po operon me jo-balança të mëdha dhe të vazhdueshme, të cilat në periudha të caktuara tejkalojnë mbi 200 megavat. Këto devijime mes energjisë së nominuar dhe konsumit real kanë krijuar presion serioz mbi sistemin vendor dhe atë ndërkonektiv evropian.

KOSTT thekson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme teknike për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit dhe organizimin e ankandeve brendaditore. Megjithatë, për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe mes furnizimit të planifikuar dhe konsumit real, këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme për eliminimin e jo-balançave.

Sipas operatorit të sistemit, kjo situatë po ndikon negativisht në rrjetin ndërkonektiv evropian dhe po rrit ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik, duke e ekspozuar Kosovën ndaj masave ndëshkuese dhe duke rrezikuar edhe Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E.

Në këto rrethana, KOSTT ka bërë të ditur se është i detyruar, në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe operative, të aplikojë reduktime të energjisë sipas nevojës, me qëllim mbrojtjen e integritetit të sistemit dhe furnizimit afatgjatë.

Nga KOSTT theksojnë se me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit të energjisë, do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme për rikthimin e funksionimit normal të sistemit.

Related

Previous Post

E mërkura sjell zbutje të acarit në Kosovë, temperaturat në rritje

Next Post

Bilanc tronditës në Iran: Mbi 2.500 të vrarë gjatë protestave, thotë HRANA

Next Post
Bilanc tronditës në Iran: Mbi 2.500 të vrarë gjatë protestave, thotë HRANA

Bilanc tronditës në Iran: Mbi 2.500 të vrarë gjatë protestave, thotë HRANA

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.