Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur dje mbledhjen e 87-të të këtij viti, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, ku u morën vendime kyçe për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.
Gjatë periudhës 24–30 nëntor, gjithsej 24 subjekte politike dorëzuan online formularët për certifikim. Nga to, 22 subjekte u miratuan nga KQZ dhe do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Subjektet e certifikuara përfshijnë:
Parti politike:
LDK, PDK, KDTP, IRDK, NDS, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Partia Liberale Egjiptiane, SDU, JGP, PRBK, AAK, KNRP, Fjala, LPRK, Kosovski Savez, PBKDSH.
Koalicione:
– Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!” (LVV-GUXO-Alternativa-PSHDK)
– Koalicioni “VAKAT” (DSB-BSK-DSV)
– Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”
Iniciativa qytetare:
PSA dhe Iniciativa Qytetare për Kosovë
Kandidat i pavarur:
Nedžmidin Sejdilar
Në listën e aplikimeve ishte edhe NISMA Socialdemokrate, e cila ka plotësuar të gjitha kriteret përveç listës së nënshkrimeve. KQZ i ka caktuar afat deri më 3 dhjetor, ora 12:00 për ta plotësuar dokumentacionin, pas së cilës mund t’i nënshtrohet certifikimit.
Ndërkohë, Srpska Lista nuk arriti të marrë votat e nevojshme për certifikim.
Procesi i certifikimit konsiderohet një prej fazave më të rëndësishme drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit, që pritet të zhvillohen në klimë të lartë politike dhe me interes të shtuar publik.

