Mbi 90 përfaqësues të partive politike do të marrin pjesë sot në procesin e tërheqjes së shortit për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, theksoi se ky është një proces i hapur, i cili garanton transparencë të plotë dhe trajtim të barabartë për të gjitha subjektet politike.
Ceremonia e tërheqjes së shortit do të nisë në orën 11:00, në objektin e komunës së vjetër.
Ndërkohë, fushata zgjedhore pritet të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë më 12 tetor, në orën 06:59, pak para hapjes së qendrave të votimit.

