Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët e Kosovës që votojnë nga jashtë vendit për procedurën e votimit përmes postës, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas KQZ-së, votuesit duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin atë së bashku me dëftesën e regjistrimit në pako dhe ta dërgojnë sipas udhëzimeve zyrtare. Afati i fundit për dërgimin e pakove me postë është 27 dhjetor 2025.
KQZ u bën thirrje votuesve që të respektojnë afatet dhe procedurat, në mënyrë që vota e tyre të jetë e vlefshme dhe të numërohet në procesin zgjedhor.
Për më shumë informata, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të KQZ-së ose të kontaktojnë përmes WhatsApp dhe Viber në numrin +383 46 61 00 61.
Ky njoftim është pjesë e fushatës informuese të KQZ-së për të lehtësuar pjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor dhe për të garantuar një votim sa më gjithëpërfshirës.

