Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ njofton për përfundimin e shpërndarjes së materialit zgjedhor

Qendra Info by Qendra Info
11/10/2025
in Lajme
0
KQZ njofton për përfundimin e shpërndarjes së materialit zgjedhor
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, duke përfshirë edhe fletëvotimet që do të përdoren gjatë procesit të votimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi se materiali është dërguar në të gjitha komunat dhe është vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit. Nga këto qendra, materialet do të shpërndahen në Qendrat e Votimit të dielën në mëngjes, përpara fillimit të procesit zgjedhor.

“Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, të cilat do të përdoren në procesin e votimit më 12 tetor. Këto materiale vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe nga aty, të dielën në mëngjes, do të shpërndahen në Qendrat e Votimit”, deklaroi Elezi.

Ai bëri të ditur se për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime – nga 1.8 milionë për secilin lloj zgjedhjesh.

Elezi theksoi se ky numër përfshin të gjitha format e votimit: votimin në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, votimin për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe fletëvotimet rezervë.

Related

Previous Post

Kiev, sulm rus mbi centralet bërthamore dhe hidrocentrale: qyteti mbetet pa energji dhe ujë

Next Post

Shkencëtarët zbulojnë ndërrimin molekular të spermës që mund të mundësojë kontrollin e lindjeve sipas kërkesës për meshkuj

Next Post
Shkencëtarët zbulojnë ndërrimin molekular të spermës që mund të mundësojë kontrollin e lindjeve sipas kërkesës për meshkuj

Shkencëtarët zbulojnë ndërrimin molekular të spermës që mund të mundësojë kontrollin e lindjeve sipas kërkesës për meshkuj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.