Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ përmbyll numërimin e votimit me kusht dhe atij të personave me nevoja të veçanta, vazhdon numërimi i votave me postë

Qendra Info by Qendra Info
07/01/2026
in Lajme
0
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, fillon shqyrtimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë në Prishtinë
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe votimit të personave me nevoja të veçanta, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Sipas Elezit, të martën mbrëma, më 6 janar, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar fletëvotimet e 57 vendvotimeve ku më 28 dhjetor ishte mundësuar votimi me kusht, si dhe 37 kuti votimi që përfshinin fletëvotimet e personave me nevoja të veçanta, të cilët kishin votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve.

Ndërkohë, derisa numërimi i këtyre dy kategorive ishte drejt përfundimit, KQZ ka nisur edhe numërimin e pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës. Ky proces po vazhdon edhe gjatë ditës së mërkurë.

“Numërimi do të përfshijë fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës”, ka deklaruar Elezi.

Sipas njoftimit zyrtar, më 2 janar janë tërhequr 8,180 pako me fletëvotime nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë. Ndërsa më 5 janar, nga 13 kuti postare në qytete si Tirana, Berlini, Vjena, Berna, Brukseli, Haga, Podgorica, Oslo, Shkupi, Otava, Lubjana, Roma dhe Prishtina, janë tërhequr edhe 11,867 pako të tjera, pjesa më e madhe e të cilave tashmë janë sjellë në Kosovë.

KQZ ka rikujtuar se gjatë periudhës 3–5 janar 2026, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ishin numëruar edhe fletëvotimet e para të votimit me postë, të cilat ishin pjesë e mbi 28 mijë pakove të tërhequra para ndërrimit të viteve.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përmbylljen e plotë të të gjitha kategorive të votimit.

Related

Previous Post

E mërkurë me shi që kthehet në borë, fronti polar ul temperaturat

Next Post

Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo

Next Post
Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo

Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.