Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

KQZ publikon adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/06/2026
in Category
0
KQZ publikon adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e përgithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhivllohet procesi i votimit më 7 qershor 2026 në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi me kusht. Pra, në të gjithë Republikën e Kosovës, janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 52 vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht.

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë.

KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët kanë emrin e tyre në listën votuese, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar.

Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,550 vendvotime, prej të cilave 911 qendra me 2,498 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Ndërkaq, procesi zgjedhor jashtë vendit, përveç votimit me postë, do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, prej të cilave 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime. Votimi fizik në këto përfaqësi do të zhvillohet më 6 qershor 2026.  /Klankosova.tv

 

Related

Previous Post

I dyshuari për djegien e një veture në Prishtinë arrestohet në Jarinjë.

Next Post

Ramiz Lladrovci: Altini i duhet Kosovës, Kuvendit dhe qytetarëve të Drenasit.

Next Post
Ramiz Lladrovci: Altini i duhet Kosovës, Kuvendit dhe qytetarëve të Drenasit.

Ramiz Lladrovci: Altini i duhet Kosovës, Kuvendit dhe qytetarëve të Drenasit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.