Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot afatet kryesore për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, që do të mbahen më 28 dhjetor. Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se fushata zgjedhore do të zgjasë vetëm 12 ditë, nga 17 dhjetori deri më 28 dhjetor.
Certifikimi i partive politike
Elshani sqaroi se certifikimi zhvillohet në dy faza:
-
Certifikimi i subjekteve politike:
24 nëntor – 30 nëntor -
Certifikimi i listave të kandidatëve:
24 nëntor – 7 dhjetor
7 dhjetori është afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ.
Tërheqja e shortit
-
Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim do të zhvillohet më 8 dhjetor.
Votuesit jashtë Kosovës
-
Aplikimi për votuesit jashtë vendit:
26 nëntor – 6 dhjetor -
Votimi me postë:
12 dhjetor – 27 dhjetor
Zgjedhjet e 28 dhjetorit zhvillohen në një afat të shkurtër organizativ, ndërsa partitë politike do të kenë më pak se dy javë kohë për fushatë. KQZ njofton se të gjitha procedurat po zhvillohen sipas afateve ligjore dhe dinamika pritet të jetë e përshpejtuar.

