Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike fletëvotimet që do të përdoren në Zgjedhjet Lokale 2025.
Ky hap shënon një fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor, duke i mundësuar qytetarëve dhe subjekteve politike të njihen paraprakisht me mënyrën e paraqitjes së kandidatëve dhe partive në fletëvotim.
KQZ ka njoftuar se të gjitha detajet rreth dizajnit të fletëvotimeve, si dhe versionet për secilën komunë, mund të gjenden në faqen zyrtare të institucionit: KQZ publikon fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025
Publikimi i fletëvotimeve vjen pak javë para ditës së zgjedhjeve, si një masë për transparencë dhe lehtësim të procesit për votuesit.