Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ: Rinumërimi i votave përfundon në 22 komuna, mbi 58% e vendvotimeve të përpunuara

Qendra Info by Qendra Info
24/01/2026
in Lajme
0
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, fillon shqyrtimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë në Prishtinë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të fletëvotimeve ka përfunduar plotësisht në 22 komuna të Kosovës, ndërsa puna po vazhdon në komunat e mbetura.

Sipas njoftimit zyrtar, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar deri më tani 1,500 nga gjithsej 2,557 vendvotime, që përbëjnë mbi 58 për qind të totalit të vendvotimeve të përfshira në proces.

“KQZ është duke vazhduar rinumërimin e fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim”, thuhet në njoftim.

Procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar 2026, në orën 18:00, ndërsa të dhënat e fundit janë përditësuar më 24 janar 2026, në orën 16:00. Rezultatet për çdo vendvotim publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së, në seksionin QNR – Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, ndërsa KQZ ka theksuar se po punon me intensitet për ta përmbyllur procesin dhe për të proceduar sa më shpejt drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Related

Previous Post

“Superpuna” jashtë funksionit prej javësh, bizneset rrezikojnë penalizime

Next Post

Policia gjen armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Next Post
Policia gjen armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Policia gjen armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.