Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka vazhduar periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave që do të mbulojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Të drejtën për të aplikuar për akreditim e kanë subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare (OJQ), organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në çështjet e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, mediat vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja.
Afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim janë si vijon:
-
Për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, aplikimet pranohet deri më 17 shtator 2025.
-
Për OJQ-të vendore, organizatat qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, afati skadon më 27 shtator 2025.
-
Për mediat vendore dhe ndërkombëtare, aplikimet pranohet deri më 7 tetor 2025.
Si të aplikoni?
Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës apo medias duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online të KQZ-së në adresën:
https://apliko.kqz-ks.org
Pas dorëzimit të aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do ta shqyrtojë kërkesën dhe do të njoftojë përfaqësuesin nëse aplikimi është miratuar apo jo. Më pas, përfaqësuesit do t’u dërgohen kredencialet për qasje në platformë për të ngarkuar të dhënat e personave që kërkojnë akreditimin.
Për më shumë informacione, aplikantët mund të kontaktojnë Zyrën e KQZ-së në e-mail: zyra.kqz@kqz-ks.org ose në numrin e telefonit +383 38 200 81 010, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Vetëm vëzhguesit dhe mediat e akredituara nga KQZ-ja do të kenë të drejtë të ndjekin nga afër procesin e Zgjedhjeve Lokale dhe aktivitetet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).