Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

KQZ vazhdon vlerësimin e pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës, refuzohen 142.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/06/2026
in Category
0
KQZ vazhdon vlerësimin e pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës, refuzohen 142.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KQZ ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.

Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përms postës, thotë KQZ.

Sipas njoftimit deri tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 10:00) nga pjesa më e madhe e pakove që janë sjellur në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 7 mijë, prej të cilave janë aporvuar 7,153, ndërkaq janë refuzuar 142.

KQZ thotë se arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 114 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga ky institucion.

“Ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën 16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për mumrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë.

Related

Previous Post

Aktakuzë ndaj 6 personave për organizimin e barrikadave në komunat veriore.

Next Post

Azemi kërkon sqarime nga Kurti dhe Murati: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Next Post
Azemi kërkon sqarime nga Kurti dhe Murati: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Azemi kërkon sqarime nga Kurti dhe Murati: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.