Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Krismë e papritur në Podujevë, i riu plagoset me armë zjarri dhe dërgohet në QKUK.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/08/2026
in Category
0
Krismë e papritur në Podujevë, i riu plagoset me armë zjarri dhe dërgohet në QKUK.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë dhe ende e paqartë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, ku një person është plagosur me armë zjarri derisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë.

I plagosuri është G. Hasani, i cili dyshohet se është goditur nga një predhë në këmbë dhe, pas ndihmës së parë nga Emergjenca në Podujevë, është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Siç mëson Sinjali, policia është njoftuar për plagosjen rreth orës 00:20 të 11 gushtit, ndërsa incidenti dyshohet se kishte ndodhur rreth orës 23:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe hetuesit, të cilët kanë nisur ekzaminimin e zonës dhe veprimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes.

Një dëshmi interesante për atë që ndodhi ka dhënë A. H. 25 vjeçar. Ajo ka deklaruar se po qëndronin të ulur në oborr kur kishte dëgjuar papritur një krismë, për të cilën fillimisht kishte menduar se ishte zhurma e një shkrepëseje.

Vetëm pak çaste më vonë kishte vërejtur gjakun që po i dilte vëllait nga këmba. E tronditur nga ajo që kishte parë, ajo ka deklaruar se i kishte rënë të fikët dhe nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur më pas.

Policia ka patrulluar në zonën përreth, por sipas informacioneve fillestare nuk është vërejtur asgjë e dyshimtë.

Ende nuk dihet kush ka shtënë, nga cili drejtim ka ardhur predha dhe nëse i plagosuri ishte objektiv i të shtënave apo është goditur aksidentalisht. Këto rrethana pritet të sqarohen gjatë hetimeve.

 

Related

Previous Post

Kënga legjendare e Shkurte Fejzës pjesë e një filmi amerikan për luftën e Kosovës.

Next Post

Deri në 67 vjeç në punë: Sa e përballueshme është kjo për qytetarët?.

Next Post
Deri në 67 vjeç në punë: Sa e përballueshme është kjo për qytetarët?.

Deri në 67 vjeç në punë: Sa e përballueshme është kjo për qytetarët?.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.