Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në disa lokacione në Prishtinë.
Sipas njoftimit, punimet do të realizohen në këto rrugë:
-
Rr. Batalioni (te Panairi)
-
Rr. Isë Boletini
-
Rr. Gjon Sereçi
-
Rr. Ramë Beqiri
-
Rr. Muharrem Fejza
-
Rr. Xheladin Hana
-
Rr. Rexhep Delia
-
Rr. Dalip Alshiqi
Intervenimet pritet të bëhen për mirëmbajtje dhe rregullime në rrjetin e ujësjellësit. Nga kompania u është kërkuar qytetarëve mirëkuptim për çdo shqetësim të mundshëm gjatë punimeve.
Banorët e këtyre zonave këshillohen që, nëse është e nevojshme, të sigurojnë paraprakisht ujë për përdorim gjatë kohës së intervenimeve.

