Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Kryeministri Kurti: Liberalizimi i tregut të energjisë do të shoqërohet me mbështetje konkrete për bizneset prodhuese

19/05/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Kryeministri Kurti: Liberalizimi i tregut të energjisë do të shoqërohet me mbështetje konkrete për bizneset prodhuese
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria do të qëndrojë pranë prodhuesve vendorë gjatë procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Këto komente ai i bëri gjatë pjesëmarrjes në Forumin me temë “Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike: efektet dhe masat lehtësuese”, organizuar nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Në hapje të forumit, Sekretari i Këshillit, Artan Mehmeti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për përballimin me sukses të efekteve që vijnë nga ky proces, i paraparë me Ligjin për Energji Elektrike të miratuar në vitin 2016.

Kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria është e vetëdijshme për sfidat që liberalizimi mund të sjellë për sektorin prodhues, sidomos për rritjen e kostos së energjisë, por siguroi se do të ndërmerren masa konkrete për mbrojtjen dhe fuqizimin e bizneseve.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të sigurojmë një kalim të drejtë dhe të menaxhueshëm drejt tregut të lirë, ku konkurrenca dhe investimet nxisin zhvillim. Si Qeveri, do të qëndrojmë pranë prodhuesve tanë dhe do t’i përkrahim me masa konkrete që të mos mbesin të pambrojtur,” u shpreh Kurti.

Ai përmendi disa masa të rëndësishme mbështetëse, përfshirë:

  • Skema të reja grantesh për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtërishme;

  • Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, me buxhet prej 5 milionë eurosh;

  • Mbështetje për auditime energjetike, me qëllim të uljes së konsumit dhe kostove të energjisë.

Kryeministri gjithashtu vuri në pah mbështetjen e ofruar ndër vite, përfshirë rritjen e kapitalit të lirë, qasjen në tregje të reja, ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe lehtësimin e barrës administrative për bizneset.

Në forum foli edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila theksoi se liberalizimi është obligim ndërkombëtar që rrjedh nga pjesëmarrja në Komunitetin e Energjisë dhe integrimi në tregun evropian. Ajo njoftoi se është në përfundim e sipër një skemë e re mbështetëse për bizneset prodhuese, në bashkëpunim me LuxDev Development, që synon përmirësimin e efiçiencës së energjisë përmes investimeve në:

  • Izolim të ndërtesave,

  • Sisteme solare fotovoltaike dhe termike,

  • Bateri për ruajtje të energjisë,

  • Rregullatorë për përmirësimin e performancës së pajisjeve ekzistuese.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, ministrja në detyrë e Industrisë Rozeta Hajdari, përfaqësues të bizneseve prodhuese, Odave Ekonomike, dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Forumi shënon një hap të rëndësishëm drejt dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat për një tranzicion të drejtë energjetik, duke u fokusuar në mbrojtjen e konkurrueshmërisë së bizneseve vendore në një treg të liberalizuar.

Related

Previous Post

Dy zyrtarë publikë arrestohen për ryshfet dhe ushtrim ndikimi – kaluan kandidate në testin e vozitjes kundrejt pagesës

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Kryeministri Kurti: Liberalizimi i tregut të energjisë do të shoqërohet me mbështetje konkrete për bizneset prodhuese

Kryeministri Kurti: Liberalizimi i tregut të energjisë do të shoqërohet me mbështetje konkrete për bizneset prodhuese

19/05/2025
Dy zyrtarë publikë arrestohen për ryshfet dhe ushtrim ndikimi – kaluan kandidate në testin e vozitjes kundrejt pagesës

Dy zyrtarë publikë arrestohen për ryshfet dhe ushtrim ndikimi – kaluan kandidate në testin e vozitjes kundrejt pagesës

19/05/2025
Trump nis bisedime telefonike me Putin për armëpushim në Ukrainë, paralajmëron kontakte me Zelensky

Prokuroria Themelore e Prishtinës nis hetimet për ndotjen mjedisore në Komunën e Prishtinës

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Kryeministri Kurti: Liberalizimi i tregut të energjisë do të shoqërohet me mbështetje konkrete për bizneset prodhuese

Kryeministri Kurti: Liberalizimi i tregut të energjisë do të shoqërohet me mbështetje konkrete për bizneset prodhuese

19/05/2025
Dy zyrtarë publikë arrestohen për ryshfet dhe ushtrim ndikimi – kaluan kandidate në testin e vozitjes kundrejt pagesës

Dy zyrtarë publikë arrestohen për ryshfet dhe ushtrim ndikimi – kaluan kandidate në testin e vozitjes kundrejt pagesës

19/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info