Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti mirëpret drejtuesin e Bosch Rexroth: Kosova – destinacion i ri për investime në teknologji

Ardian Emini by Ardian Emini
10/07/2025
in Lajme
0
Kryeministri Kurti mirëpret drejtuesin e Bosch Rexroth: Kosova – destinacion i ri për investime në teknologji
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim zyrtar dhe më pas në një drekë pune Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë ndërkombëtare Bosch Rexroth, Dr. Steffen Haack.

Në takim, kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i uroi mirëseardhje Dr. Haack-ut dhe e njoftoi atë për zhvillimet pozitive ekonomike në Kosovë gjatë katër viteve të fundit.

Ofertë konkuruese për investitorët e huaj

Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e bizneseve, veçanërisht në sektorin e prodhimit dhe teknologjisë, dhe përmendi investimet strategjike në arsimin e lartë, sidomos në fushat STEM. Ai paraqiti avantazhet konkuruese të Kosovës për investitorët ndërkombëtarë, si:

  • Forcë punëtore e re dhe profesionale

  • Kosto të ulëta operacionale

  • Grante për investime në pajisje dhe teknologji

  • Lehtësira fiskale për importin e makinerive

  • Zona moderne industriale

  • Kornizë ligjore e harmonizuar me standardet e BE-së

Kryeministri theksoi se Kosova tashmë po konsolidohet si një qendër digjitale rajonale, me mbi 2,000 kompani në fushën e teknologjisë dhe informacionit, dhe inkurajoi Bosch Rexroth që të shqyrtojë mundësitë konkrete për investime në vend.

“Kompani gjermane tashmë zhvillojnë softuerë në Kosovë. Bosch Rexroth mund të jetë pjesë e këtij suksesi përmes një bashkëpunimi afatgjatë”, tha Kurti.

Vizitë e nivelit të lartë nga Bosch Rexroth

Dr. Steffen Haack, bashkë me një delegacion nga Bosch Rexroth, ndodhet në Kosovë për një vizitë disa ditore, gjatë së cilës do të takohet me përfaqësues institucionalë, komunitetin start-up të bizneseve dhe përfaqësues të komunitetit akademik.

Bosch Rexroth, një nga kompanitë lidere në fushën e automatizimit industrial dhe teknologjisë së lëvizjes, është e pranishme në rreth 100 vende të botës, me rreth 32,600 punonjës dhe të ardhura vjetore prej 6.5 miliardë euro (2024).

Related

Previous Post

Prokuroria Speciale sqaron: Nuk aprovojmë projekte infrastrukturore, por hetojmë dyshimet për keqpërdorime

Next Post

Çaji me mollë dhe kanellë – Një thesar natyral antioksidantësh që mbron zemrën, trurin dhe tretjen

Next Post
Çaji me mollë dhe kanellë – Një thesar natyral antioksidantësh që mbron zemrën, trurin dhe tretjen

Çaji me mollë dhe kanellë – Një thesar natyral antioksidantësh që mbron zemrën, trurin dhe tretjen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.