Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Qendra Info by Qendra Info
17/02/2026
in Lajme
0
Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e përvjetorit të 18-të të Pavarësisë, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu urimet e tij më të përzemërta për popullin dhe shtetin e Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërkaq Kryeministrit Kurti i uroi për mandatin e tij të ri dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati, si dhe të objektivave të qeverisë.

Bashkë biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa ritheksuan vullnetin e dyanshëm për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për të thelluar më tej raportin ndërshtetëror.

Kryeministri falënderoi Presidentin Begaj për urimet, për vizitën në Kosovë dhe për takimin në Kryeministri, duke u bërë kështu presidenti i parë që e mirëpret në zyrën e tij në këtë mandat të ri.

Related

Previous Post

Policia në veri sekuestron armë, municion dhe granata në tri lokacione, s’ka të arrestuar

Next Post

Si të rregulloni hormonet e tiroides (TSH, T3 dhe T4) në mënyrë natyrale – çfarë funksionon realisht?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.