Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti nderon kujtimin e zjarrfikësit Sefadin Osmanaj në përvjetorin e rënies në detyrë

Qendra Info by Qendra Info
08/08/2025
in Lajme
0
Kryeministri Kurti nderon kujtimin e zjarrfikësit Sefadin Osmanaj në përvjetorin e rënies në detyrë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot familjen e zjarrfikësit Sefadin Osmanaj në 1-vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës. Në këtë vizitë përkujtimore, kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj.

Në shtëpinë e familjes Osmanaj në Vitomiricë të Pejës, ata u pritën nga babai i të ndjerit, Shaban Osmanaj, bashkëshortja Gjejrane dhe dy djemtë, Erjoni dhe Edi. Përveç vizitës në familje, delegacioni qeveritar vendosi lule të freskëta pranë varrit dhe përmendores së Sefadin Osmanajt në Trubuhoc të komunës së Istogut.

Kryeministri Kurti vlerësoi lartë sakrificën dhe përkushtimin e Osmanajt, duke theksuar se figura e tij do të kujtohet me mirënjohje të thellë si simbol i guximit dhe përkushtimit ndaj detyrës. Ai nënvizoi se heroizmi i zjarrfikësve si Osmanaj është një shtyllë themelore e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Zjarrfikësi Sefadin Osmanaj humbi jetën një vit më parë gjatë kryerjes së detyrës, duke dhënë shembullin më të lartë të profesionalizmit dhe sakrificës në shërbim të komunitetit.

Related

Previous Post

Kapën armë dhe fishekë në Pikë Kalimin Kufitar në Vermicë

Next Post

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ-ja fton diasporën në takime informuese

Next Post
Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ-ja fton diasporën në takime informuese

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ-ja fton diasporën në takime informuese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.