Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti pret delegacionin nga Iowa: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, arsim dhe zhvillim demokratik

Qendra Info by Qendra Info
16/06/2025
in Lajme
0
Kryeministri Kurti pret delegacionin nga Iowa: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, arsim dhe zhvillim demokratik
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s, i përbërë nga akademikë, ndërmarrës dhe ushtarakë, nën udhëheqjen e Gjeneralmajorit në pension, Timothy Orr, dhe Kryetares së qytetit Johnston, Paula Dierenfeld.

Në këtë takim miqësor dhe përmbajtësor, kryeministri Kurti uroi mirëseardhjen përfaqësuesve të Iowa-s, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe këtij shteti amerikan, që sipas tij, janë shembull i bashkëpunimit afatgjatë dhe të suksesshëm.

“Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Iowa-s që nga ditët e para të çlirimit e deri më sot. Ky partneritet është dëshmi e vërtetë e miqësisë sonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Kurti gjatë takimit.

Ai veçoi kontributin e Gjeneralit Timothy Orr, i cili 14 vite më parë kishte nisur programin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën. Kurti e quajti vizionare nismën e tij “E gjithë Iowa për të gjithë Kosovën”, pjesë e Bashkëpunimit Civil, duke theksuar se ajo ka sjellë përfitime të shumta në konsolidimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ky program është shembull se si bashkëpunimi ushtarako-civil mund të ndihmojë realisht në ndërtimin e një demokracie funksionale, përparim ekonomik dhe forcim të sundimit të ligjit,” theksoi ai.

Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, arsimit dhe qeverisjes lokale, me theks të veçantë në avancimin e shkëmbimeve profesionale dhe zhvillimin institucional.

Në emër të delegacionit amerikan, Gjeneral Orr dhe Kryetarja Dierenfeld falënderuan Qeverinë e Kosovës për mikpritjen dhe bashkëpunimin e frytshëm, duke theksuar se partneriteti me Kosovën do të mbetet një prioritet i veçantë për Iowa-n.

Në takim morën pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani nga Tirana: BE-ja të marrë vendime konkrete për Kosovën, zgjerimi s’është bamirësi, por investim strategjik

Next Post

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G8 ishte një gabim – SHBA-të anulon takimin me Moskën për çështjet diplomatike

Next Post
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G8 ishte një gabim – SHBA-të anulon takimin me Moskën për çështjet diplomatike

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G8 ishte një gabim – SHBA-të anulon takimin me Moskën për çështjet diplomatike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.