Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

Qendra Info by Qendra Info
26/08/2025
in Lajme
0
Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot paradite ka mirëpritur në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë pas emërimit në këtë post në dhjetor 2024.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti falënderoi Komisionerin Kamp për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë, duke theksuar kontributin e organizatës në fushën e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë. Ai vuri në pah përparimin e Kosovës si një ndër demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor, si dhe përkushtimin e Qeverisë ndaj zhvillimit ekonomik, mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Kurti nënvizoi gjithashtu kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës, që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare. Ai theksoi rëndësinë që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim të plotë të komuniteteve në shoqëri.

Kryeministri shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në në fushat e përbashkëta me interes të ndërsjellë.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.

Related

Previous Post

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan me superprodekan – punëtor i Serbisë ditën, zyrtar i Kosovës natën, rekordmen i shkeljes së ligjit

Next Post

Macron i kthen përgjigje Netanyahut: “Akuzat tuaja janë një fyerje për Francën”

Next Post
Macron i kthen përgjigje Netanyahut: “Akuzat tuaja janë një fyerje për Francën”

Macron i kthen përgjigje Netanyahut: “Akuzat tuaja janë një fyerje për Francën”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.