Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, ka pritur sot në takim Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretëria e Bashkuar në Kosovë.
Takimi u zhvillua në Prishtinë, ku palët diskutuan për zhvillimet e fundit politike, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor, si dhe nevojën për formimin e institucioneve të reja në afat sa më të shkurtër.
Po ashtu, në fokus të bisedës ishin edhe çështje me interes bilateral, përfshirë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar rolin e saj si një nga partnerët kryesorë të vendit.

