Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim Shefen e UN Women, zyra në Kosovë, Vlora Nushi

Qendra Info by Qendra Info
04/10/2024
in Lajme
0
Kryeministri Kurti priti në takim Shefen e UN Women, zyra në Kosovë, Vlora Nushi
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefen e UN Women në Kosovë, znj. Vlora Nushi.

Takimi u fokusua në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar agjendën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në Kosovë, drejt një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Në këtë takim, u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm ndaj përmirësimit të pozitës së grave dhe vajzave në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edukimin, tregun e punës dhe pjesëmarrjen politike.

U vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe UN Women, në 25-vjetorin e pranisë së UN Women (UNIFEM) në Kosovë, në përpjekjet për promovimin e të drejtave të grave dhe krijimin e një mjedisi ku gratë dhe vajzat të kenë mundësi të barabarta.

Gjatë takimit të përbashkët ku prezent ishte dhe drejtorja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, u përmend edhe 30-vjetori i Platformës së Pekinit, një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e lëvizjes globale për barazinë gjinore. U diskutua për përparimin e arritur në Kosovë, që nga miratimi i kësaj platforme historike, por gjithashtu u theksua nevoja për të intensifikuar përpjekjet për të adresuar sfidat, përfshirë parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje.

Related

Previous Post

Tymi po ngrihet mbi Bejrut, ushtria libaneze i është bashkuar luftimeve

Next Post

Ukë Blakaj është nominuar kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Next Post
Ukë Blakaj është nominuar  kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Ukë Blakaj është nominuar kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.